Pyetjet e parashtruara më së shpeshti

Ambasada njofton se pyetjeve të mëposhtme nuk do tu përgjigjet përmes e-mailit ose telefonit.

Sa zgjatë periudha e shqyrtimit të kërkesës time?

Ambasada, për fat të keq, nuk mund të jep të dhëna të sakta, meqënëse kjo varet nga më shumë faktorë, si p.sh. nga kompletmi i dokumanteve të parashtruar, qëndrimet e mëparshme në Gjermani ose në vende tjera të „Schengen“-it, si edhe nga domosdoshmëria e kosultimit me autoritetet gjermane.

Pas përfundimit të procedurës, ose për ndonjë pyetje plotësuese, Ambasada do T’ju kontakto përmes telefonit ose e-mailit. Prandaj jeni të obliguar, në formularin për vizë të paraqitni  numrin e saktë të telefonit dhe/ose e-mail të saktë, për T’ju kontaktuar gjatë githë periudhës së shqyrtimit të kërkesës.

Zakonisht, periudha e shqyrtimit zgjatë si vijon:

Viza për punësim – jo më pak se 4 javë.

Viza për studime / kurse gjuhe / shkollim – jo më pak se  6 javë.

Viza për bashkim familjar / lidhje martese – jo më pak se 3 muaj.

Pyetjet përmes e-mailit lidhur me kohëzgjatjen e shqyrtimit të kërkesës NUK do të përgjigjen deri në skadimin e afatit të lartëpërmendur. Andaj është e rëndësishme, që kur parashtroni pyetje, gjithmonë ta shënoni datën e dorëzimit të kërkesës dhe numrin e kërkesës.

Dëshiroj të caktoj një termin për vizë. Si rrjedh procedura? A caktohet termini me pagesë?

Regjistrimi për caktim të terminit bëhet përmes faqes tonë të internetit www.skopje.diplo.de (Viza, Informacione juridiko-konsullore, Kushte për viza dhe udhëtime, Informacione tjera, Caktim terminesh „online“).

Pasi të  jeni registruar me sukses përmes portalit tonë „online“, do të merrni një e-mail me numrin e regjistrimit. Brenda disa ditëve do të merrni një e-mail tjetër, me datën dhe orën e saktë të terminit për aplikim. Ju lutemi këtë e-mail, bashkë me dokumentet tjera, ta paraqitni në terminin e caktuar.

Caktimi i terminit bëhet falas.

Nuk mundem të rezervoj termin. Kam vështirësi gjatë plotësimit të formularit online?

Probleme paraqiten më së shumëti gjatë plotësimit të rubrikës „Numri i telefonit“. Këtu numri i telefonit duhet të shënohet pa prefiks dhe pa „++“.

Gjithashtu edhe në rubrikën „Numri personal“, Ju lutemi ta shënoni numrin amë dhe jo numrin e letërnjoftimit.

Caktova një  termin me numrin e vjetër të pasaportsës. Tani kam pasaportë të re. A duhet të caktoj një termin të ri?

Në terminin e caktuar merrni me vete të dyja pasaportat.

Gjatë caktimit të terminit shënova kategorinë e gabuar. A ka rëndësi kjo?

Nëse gjatë plotësimit keni shënuar kategorinë e gabuar, atëherë Ju duhet ta anuloni terminin dhe të registroheni përsëri. Në të kundërtën, nuk do T’ju lejohet hyrja në Zyrën e vizava.

Caktova një termin dhe e konfirmova, por ende nuk i kam dokumentat e kompletuara. Si mund ta anuloj terminin?

Pasi të keni konfirmuar terminin, Ju nuk mundeni ta anuloni të njetin. Ju lutemi të dërgoni një e-mail në   skop%27%diplo%27%de,visa me numrin e regjistrimit Tuaj.

Ku bëhet pagesa për vizë?

Taksa për viza zakonisht është  75,- euro dhe paguhet me para në dorë (vetëm në euro) në sportel gjatë parashtrimit të kërkesës.

Kam qëndruar tashmë gjatë kohë pa vizë në Gjermani. Kur mund të udhëtoj përsëri në Gjermani?

Shtetasit e Maqedonisë mund të qëndrojnë pa vizë në Gjermani deri në 90 ditë në një gjashtëmujor. Gjatë çdo hyrjeje në zonën e Schengen-it, në kufi do të kontrollohet se sa kohë keni qëndruar në zonën e Schengeni-it në 180 ditët (6 muaj) e kaluara. Këtij numri i shtohen ditët e qëndrimit të planifikuar. Numri total nuk guxon të tejkalon 90 ditë.

Ambasada nuk bën përllogaritje individuale të ditëve të qëndrimit.

Kam pasaportë të huaj (Kosovë, Serbi, etj.). A kam të drejtë të aplikoj për vizë në Ambasadën në Shkup?

Shtetasit e vendeve tjera mund të aplikojnë në Shkup vetëm nëse posedojnë lejeqëndrim afatgjatë në Maqedoni.

Nga Ambasada mora  vizë për qëndrim 3/6 muaj. A duhet të kthehem përsëri në Maqedoni për ta vazhduar vizën?

Viza qe keni  marrë nga Ambasada do të vazhdohet nga Zyra përkatëse për të huaj („Ausländerbehörde“) në qytetin ku do të qëndroni. Për këtë arsye, Ju duhet me kohë, më së miri menjëherë pas arritjes, të paraqiteni në Zyrën për të huaj („Ausländerbehörde“).

Dëshiroj të aplikoj për vizë pune. A duhet të paraqitet kontrata e punës në origjinal?

Kontrata e punës duhet të dorëzohet në origjinal dhe dy fotokopje. Nëse deri në terminin e caktuar nuk e posedoni origjinalin, fillimisht mund t’i dorëzoni vetëm dy fotokopjet.

Kam një punëdhënës të ri. Çfarë duhet të bëj?

Meqenëse në Zyrën përkatëse për të huaj bëhet vazhdimi i vizës, Ju duhet të informoheni atje. Nëse nuk është i mundur vazhdimi i vizës, atëherë duhet të ktheheni në Maqedoni dhe të parashtroni kërkesë të re. 

Planifikoj të punoj në Gjermani si infermier/e. Çfarë niveli të njohurisë së gjuhes duhet të doshmoj gjatë aplikimit për vizë?

Nëse dëshironi të punoni si infermier/e në Gjermani, krahas lejes për ushtrimin e veprimtarisë („Berufsausübungserlaubnis“) duhet të dëshmoni njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B2.

Nëse dëshironi të punoni si ndihmësinfermier/e, mjaftojnë njohuri të gjuhës së nivelit A2. Në këtë rast nevojitet një vërtetim me shkrim nga punëdhënësi ku vërtetohet, se Ju nuk do të ushtroni veprimtari për të cilën është e domosdodhme leje përkatëse („Berufsausübungserlaubnis“). Ky vërtetim i punëdhënësit mund të dërgohet në Ambasadë edhe përmes e-mailit ( skop%27%diplo%27%de,visa ).

Planifikoj të parashtroj kërkesë për vizë për studime në Gjermani. Ku mund të siguroj  deklaratë detyrimi (fletëgarancion)?

Personi i cili jeton në Gjermani, dhe i cili garanton për Ju, fletëgarancionin mund ta merr në Zyrën përkatëse për të huaj („Ausländerbehörde“). Fletëgarancioni dorëzohet në Ambasadë në origjinal dhe dy fotokopje.

Fletëgarancioni i vërtetuar/legalizuar nga noteri nuk pranohet.

Çfarë është „xhirollogari e bllokuar“ („Sperrkonto“) dhe ku mund të hapet kjo? A është e domosdoshme një xhirollogari e tillë?

Studentët të cilët  doshirojnë të studiojnë në Gjermani hapin një, „xhirollogari të bllokuar“ në ndonjë bankë gjermane, si garanci, se studenti posedon një shumë të caktuar të hollash për të mbuluar shpenzimet e jetës çdo muaj, për një periudhë kohore prej një viti.

Kërkesa për vizë mund të parashtrohet edhe me vërtetim të ndonjë banke nga Maqedonia, me mjete financiare në emër të studentit. Megjithatë, rekomandohet që brenda kohës, deri sa zgjatë procedzura e vizës, të hapet një „xirollogari e bllokuar“ dhe në Anbasadë të paraqitet dëshmi përkatëse.

Zyrat për të huaj („Ausländerbehörde“) zakonisht insistojnë në „xhirollogari të bllokuar“ dhe miratojnë dhënien e vizave vetëm pas hapjes së xhirollogarisë së bllokuar („Sperrkonto“).

Xhirollogaria e bllokuar mund të hapet në ndërmarrjen „Fintiba“ ose në „Deutsche Bank“.

Dëshiroj të studioj në Gjermani. A duhet të kem sigurim shëndetësor në Gjermani dhe si mund të sigurohem?

Paraqitja e dëshmisë për sigurim shëndetësor nuk është e domosdoshme gjatë aplikimit për vizë. Zyrat për të huaj (“Ausl[nderbehërde”) kërkojnë dëshmi për sigurim shëndetësor si kusht për vazhdimin e vizës. Ju mund të siguroheni në ndonjë Agjension gjerman për sigurim shëndetësor ose të paraqitni dëshmi të sigurimit shëndetësor maqedonas, në përputhje me Marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë për sigurim social.

Dëshiroj të punoj si student në Gjermani gjatë pushimeve semestrale (3 muaj). A nevojitet vizë për këtë qëllim?

Këtu bëhet fjalë për punësim gjatë pushimeve verore për studentë sipar § 14 (2) të Rregullorës për punësim.

Ju nevojitet gjithsesi vërtetim/leje nga Agjensioni për ndërmjetësim ndërkombëtar dhe profesional „ZAV“ (Zentrale Auslands- und Fachvermittlung), pavarësisht nëse bëhet fjalë për qëndrim deri në 3 muaj ose mbi 3  muaj.

Me një vërtetim të tillë, shtetasit e Maqedonisë kanë të drejtë deri në 3 muaj pa vizë të punojnë në Gjermani.

Për punësime mbi 3 muaj duhet parashtruar kërkesë për vizë pune në Ambasadën gjermane në Shkup.

A duhet fëmijët e mitur (vegjël) të jenë personalisht prezent gjatë parashtrimit të kërkesës

Pavarësisht nga mosha, çdo person duhet të jetë peronalisht prezent gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë në Gjermani.

Si mund të kontrolloj, nëse (ende) kam ndalesë për hyrje në Gjermani / Zonën e Schengen-it?

Për fat të keq, Ambasada nuk mund të jep informacione lidhur me ndalesat në Zonën e Schengen-it.

Në Ambasadë Ju  mund të plotësoni një formular përkatës, të cilin e dërgoni në institucionin përkatës në Gjermani („Bundesverwaltungsamt“). Për këtë çështje Ju lutemi të paraqiteni personalisht në sportelin e Zyrës për viza ( e hënë-e enjte, nga ora 14:00 deri në orën 15:00). Ambasada e vërteton/legaliozon nënshkrimin Tuaj. Taksa për legalizimin e nënshkrimit është 20,- euro.

Deri para pak kohësh kam qenë si aziIkërkues në Gjermani. Kur kam të drejtë të parashtroj kërkesë për vizë pune në Gjermani?

Nëse gjatë qëndrimit Tuaj si azilkërkues keni pranuar ndihmë sociale sipas ligjit për azilkërkues, mund të parashtroni kërkesë për vizë në Ambasadë, pasi të kenë kaluar dy vite pas kthimit në vendin Tuaj. Nëse nuk keni pranuar ndihmë sociale nga shteti gjerman, mundeni në çdo kohë të parashtroni kërkesë.

Por, në kuadër të procedurës së vizës do të shqyrtohen edhe kushte të tjera.

Sa kohë është e vlefshme certifikata e ghuhës A1? A njihen certifikatat e gjuhës nga Gjermania? A duhet ta paraqitet certifikata e gjuhës gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë?

Certifikata e gjuhës (A1) për parashtrimin e kërkesës për vizë familjare vlen një vit. Gjatë parashtrimit të kërkesës  kontrollohet, nëse njohuritë e gjuhës janë në përputhje me nivelin e arritur sipas certifikatës së gjuhës.

Ju lutemi të keni parasysh se në Ambasadaë pranohen vetëm certifikata të lëshuara nga „Instituti Gëte“ („Goethe Institut“), „Telc“ ose ALDE, pavarësisht nëse ato janë lësshuar në Maqedoni ose në Gjermani. Certifikatat e gjuhës gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë dorëzohen në origjinal dhe dy fotokopje.

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti

Blaues Informationsschild